REGJISTRI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE
NË KOMUNËN E PRISHTINËS

AL  SR  EN

Me vendim të Kryetarit, Komuna e Prishtinës ka themeluar Regjistrin e Procedurave Administrative ku publikohen të gjitha informatat mbi procedurat që qytetarët marrin nga Komuna. Për secilën procedurë është e detajuar baza ligjore, informacioni dhe dokumentat e nevojshëm për të aplikuar, tarifat dhe pagesat për aplikim si dhe koha e përcaktuar për kthimin e përgjigjes.

Me publikimin e këtij regjistri, Komuna e Prishtinës ofron qasje më të lehtë, më cilësore dhe më efikase në shërbimet komunale si dhe rritë transparencën ndaj qytetarëve dhe bizneseve.