REGJISTRI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE
NË KOMUNËN E PRISHTINËS

AL  SR  EN

Kërkesë për lirimin e pronës komunale nga uzurpimi

Drejtoria e Financave dhe Pronës

Qëllimi: Lirimi i pronës komunale nga uzurpimi

Përshkrimi: Pala paraqet kërkesën për lirimin e pronës komunale nga uzurpimi, në Drejtorinë e Financave dhe Pronës. Kërkesa pastaj shqyrtohet nga ekspertet përkates dhe bëhet verifikimi i sipërfaqes së uzurpuar si përmes planeve kadastrale ashtu edhe në teren. Ftohet pala përmes ftesës që i dorëzohet në teren gjatë vizitës për dorëzim të dokumentacionit relevant dhe mbajtje të një procesverbali dhe nëse vërtetohet se ka uzurpim atëherë, përpilohet vendimi për lirimin e pronës se uzurpuar nga ana e zyrtarit për çështje pronësore juridike.

Baza ligjore

  • Ligji nr.02/L-028/08 i Procedurës Administrative
  • Ligji për shqyrtimin e marrëdhënjeve pronësore juridike të shkaktuar me uzurpim arbitrar në pronësi shoqërore ,Gazeta Zyrtare e Kosovës 46/77
  • Statuti i Komunës nr. 01.nr.110-391-25.02.2010

Vlefshmëria e procedurës administrative: e përhershme

Informatat e kërkuara

  • Emri dhe Mbiemri
  • Data dhe Vendi i lindjes
  • Numri personal i leternjoftimit
  • Adresa e vendbanimit
  • Numri telefonit
  • Email adresa
  • Përshkrimi i kërkesës
  • Nëshkrimi

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 90

Dokumentacioni i kërkuar

  • Kërkesa (Origjinal)
  • Fotografi nga vendi i ngjarjes (Kopje)
  • Letërnjoftimi (Kopje)
Pa pagesë

Formulari nuk është në dispozicion