REGJISTRI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE
NË KOMUNËN E PRISHTINËS

AL  SR  EN

Leje për panot dhe tabelat reklamuese

Drejtoria e Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim

Qëllimi: Qëllmi i kësaj procedure administrative është lejimi i kontrolluar i vendosjes së panove dhe tabelave dhe mos demtimi i hapesirave publike

Përshkrimi: Formulari i plotësuar, sëbashku me dokumentacionin e nevojshëm, dorëzohen në zyrën e shërbimit me qytetar në Komunë. Kërkesa pastaj shqyrtohet në sektorin e shërbimeve publike në kuadër të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit. Zyrtari përkatës kryen inspektimin e lokacionit për të cilin parashtrohet kërkesa. Nëse pala i ka plotësuar kriteret e parapara, atëherë Drejtoria e Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim nxjerr vendim për dhënien e lejes për panot dhe tabelat reklamuese.

Baza ligjore

  • Rregullore për tarifat, ngarkesat dhe gjobat komunale
  • Rregullore për vendosjen, ndërtimin dhe largimin e objekteve të përkohshme në pronën publike 01. nr. 110-157481. më 01.07.2014

Vlefshmëria e procedurës administrative: 1 Vit

Informatat e kërkuara

  • Emri dhe Mbiemri
  • Numri i letërnjoftimit
  • Data e lindjes
  • Adresa aplikuesit
  • Numri i telefonit, e-maili
  • Llojin e reklamës

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30

Dokumentacioni i kërkuar

  • Certifikata e biznesit (Kopje)
  • Kontrat per shfrytim te lokacionit (nese është me qira (Origjinal)
  • Atest teknik dhe elektronik (Origjinal)
  • Letërnjoftimi (Kopje)
  • Projektin e lokacionit me skic (Origjinal)
  • Statika dhe pesha e ekranit (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Tarifa1. Ekspozimi i panove reklamuese dhe muraleve në qytet, tarifa vjetore 50 €/m2, 2. Ekspozimi i panove reklamuese dhe muraleve me ndriçim në qytet, tarifa vjetore 65 €/m2, 3. Ekspozimi i automjetit vetëm për qëllime reklamuese, tarifa vjetore 100 €/m2, 4. Ekspozimi i panove reklamuese jashtë qytetit, tarifa vjetore 30 €/m2, 5. Ekspozimi i panove reklamuese me ndriçim, jashtë qytetit, tarifa vjetore 45 €/m2, 6. Ekspozimi i reklamave në automjete, autobus, tarifa vjetore, 20 €/m2, 7. Ekspozimi i reklamave në automjete, automjete 8 +1 ulëse, tarifa vjetore 20 €/m2, 8. Ekspozimi i reklamave në automjete 4 + 1 ulëse, tarifa vjetore 20 €/m2. 9. Vendosja e ekraneve elektronike reklamuese, tarifa vjetore 70 €/m2Transfer bankar1000650230000060

Formulari nuk është në dispozicion