REGJISTRI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE
NË KOMUNËN E PRISHTINËS

AL  SR  EN

Leje për shitjen e akulloreve, pofkave, misrit, gështenjave dhe të ngjashme

Drejtoria e Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim

Qëllimi: Kjo leje ka për qëllim lejimin e vendosjes të pajisjeve për akullore që kërkohen nga personat juridik

Përshkrimi: Pala parashtron kërkesen për marrjen e lejes për shitjen e akulloreve, pofkave, misrit, gështenjave dhe të ngjashme, pranë Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtim. Kërkesa pastaj shqyrtohet në sektorin e shërbimeve publike në kuadër të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim. Në qoft se kërkesa e palës i plotëson kushtet e parapara atëher Drejtoria e Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim nxjerr vendimin për dhënien e lejes për shitjen e akulloreve, pofkave, misrit, gështenjave dhe të ngjashme.

Baza ligjore

  • Rregullore për tarifat, ngarkesat dhe gjobat komunale
  • Rregullore për vendosjen, ndërtimin dhe largimin e objekteve të përkohshme në pronën publike 01. nr. 110-157481. më 01.07.2014

Vlefshmëria e procedurës administrative: 6 Muaj

Informatat e kërkuara

  • Emri dhe Mbiemri
  • Numri i letërnjoftimit
  • Data e lindjes
  • Adresa aplikuesit
  • Numri i telefonit, e-maili
  • Lloji
  • Nënshkrimi

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30

Dokumentacioni i kërkuar

  • Letërnjoftimi (Kopje)
  • Skica e lokacionit (Origjinal)
  • Projekti me dimension të hapësirës (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Tarifazona I 15 euro, zona II 10 euro zona III 7 euro zona IV 5 për çdo muajTransfer bankar1000650230000060

Formulari nuk është në dispozicion