REGJISTRI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE
NË KOMUNËN E PRISHTINËS

AL  SR  EN

Leje për automjetet lëvizëse për shitjen e ushqimit të shpejt

Drejtoria e Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim

Qëllimi: Kjo leje ka për qellim lejimin e vendosjes së automjetit lëvizëses për shitjen e ushqimit të shpejt që kërkohen nga personat Juridik

Përshkrimi: Pala parashtron kërkesen për marrjen e lejes për automjetet lëvizëse për shitjen e ushqimit të shpejt, pranë zyrës së shërbimit me qytetar. Kërkesa pastaj procesohet dhe shqyrtohet në sektorin e shërbimeve publike në kuadër të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim. Në qoft se kërkesa e palës i plotëson kushtet e parapara atëher Drejtoria e Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim nxjerr vendimin për dhënien e lejes për automjetet lëvizëse për shitjen e ushqimit të shpejt

Baza ligjore

  • Rregullore për tarifat, ngarkesat dhe gjobat komunale
  • Rregullore për vendosjen, ndërtimin dhe largimin e objekteve të përkohshme në pronën publike 01. nr. 110-157481. më 01.07.2014

Vlefshmëria e procedurës administrative: 6 muaj

Informatat e kërkuara

  • Emri dhe Mbiemri
  • Numri i letërnjoftimit
  • Data e lindjes
  • Adresa aplikuesit
  • Numri i telefonit, e-maili
  • Nënshkrimi

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30

Dokumentacioni i kërkuar

  • Certifikata e biznesit (Kopje)
  • Skica e lokacionit (Origjinal)
  • Projekti me dimension të hapësirës (Origjinal)
  • Letërnjoftimi (Kopje)
  • Certifikata për kualifikim përkatës për ushtrim të biznesit (Kopje)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Tarifa50 Euro për çdo muajTransfer bankar1000650230000060

Formulari nuk është në dispozicion