REGJISTRI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE
NË KOMUNËN E PRISHTINËS

AL  SR  EN

Leje për shfrytëzimin e hapësirës publike për vendosjen e tendave (çadrave) të hapura lëvizëse me mekanizëm dhe me elemente montuese nga materiali pleksiglas

Drejtoria e Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim

Qëllimi: Kjo leje ka për qellim lejimin e vendosjes së tendave lëvizëse dhe statike në hapsirat publike

Përshkrimi: Pala parashtron kërkesën për tu paisur me leje për shfrytëzimin e hapësirës publike për vendosjen e tendave (çadrave) të hapura lëvizëse, në zyren e shërbimit me qytetar. Kërkesa pastaj me të gjithë dokumentacionin e nevojshem procesohet dhe shqyrtohet në Drejtorinë e Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit. Në qoft se kërkesa përmbush kriteret e nevojshme atëherë nxirret vendimi për dhënien e lejes përkatëse.

Baza ligjore

  • Rregullore për tarifat, ngarkesat dhe gjobat komunale
  • Rregullore për vendosjen, ndërtimin dhe largimin e objekteve të përkohshme në pronën publike 01. nr. 110-157481. më 01.07.2014

Vlefshmëria e procedurës administrative: 1 Vit

Informatat e kërkuara

  • Emri dhe Mbiemri
  • Numri i letërnjoftimit
  • Data e lindjes
  • Adresa aplikuesit
  • Numri i telefonit, e-maili
  • Nënshkrimi i aplikuesit

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30

Dokumentacioni i kërkuar

  • Certifikata e biznesit (Kopje)
  • Skica e lokacionit (Origjinal)
  • Letërnjoftimi (Kopje)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Tarifa8 Euro metri katror taksa vjetoreTransfer bankar1000650230000060

Formulari nuk është në dispozicion