REGJISTRI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE
NË KOMUNËN E PRISHTINËS

AL  SR  EN

Kërkesë për humbjen e Shtetësisë me lirim

Drejtoria e Administrates

Qëllimi: Qytetarëve të Kosovës u mundësohet të lirohen nga shtetësia e Kosovës dhe të marrin shtetësinë e një shteti tjetër.

Përshkrimi: Kërkesa për humbjën e shtetësisë me lirim bëhet në Zyrën pritëse, me c'rast, pala (qytetari), dorëzon formularin e përcaktuar nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe dokumentacionin e kërkuar dhe brenda 30 ditëve merr përgjigje për kërkesën e bërë.

Baza ligjore

Vlefshmëria e procedurës administrative: Afat të pakufizuar vlefshmërie

Informatat e kërkuara

  • Emri i organit të cilit i parashtrohet kërkesa
  • Emri dhe mbiemri i parashtruesit të kërkesës
  • Mbiemri vajzërisë
  • Data e lindjes
  • Viti I lindjes
  • Adresa e vendëbanimit në botën e jashtme
  • Adresa e vendëbanimit në Kosovë
  • E-mail adresa

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30

Dokumentacioni i kërkuar

  • Letërnjoftimi (Kopje)
  • Dëshminë për posedimin e shtetësisë te ndonjë shteti tjetër apo garancionin (provën) se kjo shtetësi do ti jepet (Origjinal)
  • Dëshmi për vendbanimin ne shtetin e huaj ku banon (Kopje)
  • Dëshmi për vendbanimin e fundit ne Republikën e Kosovës (Kopje)
  • Dëshminë për detyrimet financiare për ushqim dhe mbajtje ndaj personave për të cilët është përgjegjës para ligjit (Kopje)
  • Vërtetimi i Tatimit në Pronë (Kopje)
  • Dëshminë qe nuk është nen hetime dhe qe nuk është i dënuar për vepra penale e lëshuar nga gjykata kompetente e Republikës se Kosovës si dhe organi kompetent i shtetit te huaj shtetas i te cilit është parashtruesi i kërkesës apo shtetit ne te cilin ai/ajo ka pasur vendbanimin e fundit, jo me te vjetër se 6 muaj. (Origjinal)
  • Dëshmi nen betim qe shtetasi qe kërkon lirim nga shtetësia nuk është nëpunës civil, gjykatës, prokuror publik, pjesëtar i policisë se Kosovës, pjesëtar i forcës se sigurisë se Kosovës ose pjesëtar i Agjensionit te Kosovës për Inteligjence. (Origjinal)
  • Ne rast se komisionet vendos për lirim e shtetasit nga shtetësia e Republikës se Kosovës shtetasi ne fjale është i obliguar te prezantoj dëshminë për pagesën e taksave administrative ne shume prej 150 euro. (Origjinal)
  • Vërtetimi i policisë që nuk është pala e ndjekur (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Tarifa150 Euro për të rritur / 50 Euro për fëmijëTransfer bankar1700004600005559

Formulari nuk është në dispozicion