REGJISTRI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE
NË KOMUNËN E PRISHTINËS

AL  SR  EN

Kompenzim me koeficient ndërtimi

Drejtoria e Financave dhe Pronës

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është që në ato rrethana kur pala nuk e ka të mundur kompenzimin në para atëherë një gje e tillë te bëhët e mundur përmes kompenzimit me koeficient ndërtimi.

Përshkrimi: Kjo procedurë i lejon investitorëve që në vend të kompenzimit në para te marrin kompenzim në koeficient ndërtimi. Marrëveshja kryhet paraprakisht midis Drejtorisë së Financave dhe Pronës dhe investitorit dhe pronarit të tokë. Pala paraqet kërkesën për Kompensim me koeficient ndërtimi në Drejtorin e Financave dhe Pronës. Kërkesa shqyrtohet në Drejtorinë e Financave dhe Pronës.Pas verifikimit të dokumentacionit nga zyrtari i lartë për çështje pronësore juridike, pala ftohet përmes telefonit nga Zyrtari, përpilohet marrëveshja definitive për kompensim me koeficient ndërtimi, në mes të Drejtorisë së Financave dhe Pronës dhe palës. E njëjta marrëveshje dorëzohet për regjistrim në Drejtorinë e Kadastrit.

Baza ligjore

  • LIGJI NR. 04/L-013 PËR KADASTËR
  • Ligji 02/L-28 për Procedurën Administrative,
  • Rregullroja e Komunës për taksa dhe tarifa
  • Statuti i Komunës nr. 01.nr.110-391-25.02.2010
  • Vendimi i Komunës nr.01-400-660-26.05.2008

Vlefshmëria e procedurës administrative: E përhershëm

Informatat e kërkuara

  • Emri dhe mbiemri
  • Data dhe Vendi i lindjes
  • Numri personal i leternjoftimit
  • Adresa e Vendbanimit
  • Numri telefonit
  • Email adresa
  • Përshkrimi i kërkesës
  • Nëshkrimi

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 90

Dokumentacioni i kërkuar

  • Marrëveshja paraprake me Drejtorinë e Urbanizmit,Mbrojtjes dhe Mjedisit (Origjinal, Kopje)
  • Certifikata mbi të drejtat e pronës së paluajtshme dhe kopja e planit (Origjinal)
  • Letërnjoftimi (Kopje)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
TaksaPër ndërtimin e objektit investiv, të destinuar për ndërtim individual (deri në 450 m2) 12 € m2; Për ndërtimin e objektit investiv individual, të destinuar për shitje 18€ m2; Për ndërtimin e objektit investiv, të tërësisë së përbashkët (kolektiv) 30 € m2; Për ndërtimin e objektit investiv me destinim për afarizëm 50 € m2; Objektet me destinim për arsim, shëndetësi, sport, kulturë dhe të ngjashme, me qëllim përfitimi 20 € m2; Objektet industrial, prodhues e të ngjashëm 6 € m2; Depo e mbyllur 20 € m2; Depo gjysmë e hapur 6 € m2; Për ndërrimin e destinimit të përdorimit të hapësirave nga ai ekzistues, në destinim për afarizëm 50 € m2; Për ndërrimin e destinimit të përdorimit të hapësirave nga ai ekzistues, në destinim për banim 1 € m2;Për objektet e destinuara për banim individual, të cilat tejkalojnë sipërfaqen 450 m2 (objekte rezidenciale), kompensimi për rregullimin e tokës ndërtimore në sipërfaqen e tejkaluar, do të llogaritet në lartësinë prej 15 € në m2; Për ndërtimin dhe vendosjen e objekteve nëntokësore - rezervuar të karburanteve dhe të ngjashme, kompensimi për rregullimin e tokës ndërtimore do të paguhet në lartësinë prej 0,25 € të kapacitetit – vëllimit në litërTransfer bankar1000-650-2300000-67

Formulari nuk është në dispozicion