REGJISTRI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE
NË KOMUNËN E PRISHTINËS

AL  SR  EN

Vërtetimi i pagesës së tatimit në pronë

Drejtoria e Financave dhe Pronës

Qëllimi: Mbledhja e tatimit në pronë. Pajisja e qytetarit me vërtetim të pagesës së tatimit në pronë që shërben si dokumentacion plotësues për një pjesë të madhe të shërbimeve komunale.

Përshkrimi: Pala parashtron kërkesën verbalisht në Drejtorinë për Buxhet dhe Financa (tek zyrtari përgjegjës) ku pas verifikimit të gjendjes pala pajiset me vërtetim të gjendjes së borxhit/pagesës së tatimit në pronë. Nëse pala nuk ka obligime tatimore vërtetimi i ipet menjëherë.

Baza ligjore

Vlefshmëria e procedurës administrative: 6 muaj

Informatat e kërkuara

  • Emri dhe Mbiemri
  • Adresa e vendbanimit
  • Numri personal
  • Qëllimi i kërkesës (p.sh. për nevoja kadastrale, regjistrim të automjetit, ndërtim, shitblerje, etj)

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 1

Dokumentacioni i kërkuar

  • Letërnjoftimi (Kopje)
Pa pagesë

Formulari nuk është në dispozicion