REGJISTRI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE
NË KOMUNËN E PRISHTINËS

AL  SR  EN

Leje për hapjen e kanalit për kyqje në infrastrukturën e rrjetit të ngrohjes

Drejtoria e Infrastrukturës Lokale

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedurë është që të sigurojë vendosjen infrastrukturës nëntokësore në këtë rast të ngrohjes qendrore konform kërkesave teknike.

Përshkrimi: Kërkesa për tu paisur me lejen për hapjen e kanaleve për shtrirjen e tubave të ngrohjes bëhët në zyren për sherbime me qytetarë. Kërkesa pastaj shqyrtohet në Drejtorinë e Infrastrukturës Lokale. Në çoft se kërkesa e palës i plotëson kriteret e nevojshme atëher Drejtoria e Infrastrukturës Lokale brenda 30 ditëve vendos për dhënien ose jo të lejes per hapjen e kanaleve për shtrirjen e tubave të ngrohjes

Baza ligjore

  • Ligji nr.02/L-028/08 i Procedurës Administrative
  • Ligji 03/L-120 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit të rrugës Nr.2003/11
  • Rregullore për tarifat, ngarkesat dhe gjobat komunale
  • Rregullorja për rrugët lokale dhe rrugët në vendbanime
  • Rregullorja për rrugët lokale dhe rrugët në vendbanime 01 Nr.344-318 dt.30.06.2006
  • Statuti I Komunës

Vlefshmëria e procedurës administrative: Përhershëm

Informatat e kërkuara

  • Drejtoria të cilës I parashtrohet kërkesa apo ankesa
  • Data e parashtrimit të kërkesës apo ankesës
  • Informatat personale:emri,mbiemri,nr.personal,data e lindjes,adresa e banimit,nr.tel mob,e-mail adresa
  • Përshkrimin e kërkesës në detaje

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30

Dokumentacioni i kërkuar

  • Situacioni i shtrirjes së tubave të ujit kanalizimit dhe ngrohjes qendrore. (Origjinal)
  • Pëlqimi nga TERMOKOS (Origjinal)
  • Pëlqimi nga KEDS-I (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Tarifa3 Euro për metër gjatësi

Formulari nuk është në dispozicion