REGJISTRI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE
NË KOMUNËN E PRISHTINËS

AL  SR  EN

Leje për hapjen e kanalit për kyqje në infrastrukturë e kanalizimit

Drejtoria e Infrastrukturës Lokale

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedurë është që të sigurojë vendosjen infrastrukturës nëntokësore në këtë rast kyçjen në kanalizim konform kërkesave teknike.

Përshkrimi: Pala pasi të ketë plotësuar formularin parashtron kërkesë për marrjen e lejes për hapjen e kanalit për kyqje në infrastrukturë e kanalizimit në zyren për sherbime me qytetarë. Pastaj kërkesa shqyrtohet në Drejtorinë e Infrastrukturës Lokale. Në çoft se kërkesa e palës i plotëson kushtet e nevojshme atëherë Drejtoria e Infrastrukturës Lokale brenda 30 ditëve vendos për dhënien ose jo të lejes për hapjen e kanalit për kyqje në infrastrukturen e ujësjellësit.

Baza ligjore

  • Ligji nr.02/L-028/08 i Procedurës Administrative
  • Ligji 03/L-120 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit të rrugës Nr.2003/11
  • Rregullore për tarifat, ngarkesat dhe gjobat komunale
  • Rregullorja për rrugët lokale dhe rrugët në vendbanime
  • Rregullorja për rrugët lokale dhe rrugët në vendbanime 01 Nr.344-318 dt.30.06.2006
  • Statuti I Komunës

Vlefshmëria e procedurës administrative: Përhershëm

Informatat e kërkuara

  • Emri dhe mbiemri i palës apo biznesit
  • Data e parashtrimit të kërkesës
  • Numri personal; data e lindjes; adresa e banimit apo e biznesit; numri i telefonit dhe e-mail adresa
  • Përshkrimi i kërkesës në detaje

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30

Dokumentacioni i kërkuar

  • Plani shtrirjes së tubave të ujit kanalizimit dhe ngrohjes qendrore (Origjinal)
  • Leja e Ndërtimit (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Tarifa3 Euro për metër gjatësiTransfer bankar1000-650-2300000-67

Formulari nuk është në dispozicion