REGJISTRI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE
NË KOMUNËN E PRISHTINËS

AL  SR  EN

Leje për shfytëzimin e kanalizimit kabllovik energjetik (të ndërtuar nga komuna) për shtrirje të kabllove

Drejtoria e Infrastrukturës Lokale

Qëllimi: Ndërtimi i infrastrukturës nëntokësore konform normave teknike

Përshkrimi: Formulari i plotësuar, sëbashku me dokumentacionin e nevojshëm, dorëzohen në zyrën e shërbimit me qytetar në Komunë. Kërkesa pastaj shqyrtohet në Drejtorinë e Infrastrukturës Lokale. Nëse pala i ka plotësuar kriteret e parapara, atëherë Drejtoria e Infrastrukturës Lokale nxjerr vendim për dhënien e lejes.

Baza ligjore

  • Ligji nr.02/L-028/08 i Procedurës Administrative
  • Ligji nr.03/L-120 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit të Rrugës nr.2003/11
  • Rregullore për tarifat, ngarkesat dhe gjobat komunale
  • Rregullorja për rrugët lokale dhe rrugët në vendbanime
  • Rregullorja për rrugët lokale dhe rrugët në vendbanime 01 Nr.344-318 dt. 30.06.2006
  • Statuti i Komunës

Vlefshmëria e procedurës administrative: I Përhershëm (kur zbatohet plani rregullues) I Përkohshëm( kur ende nuk eshte zbatuar plani rregullues)

Informatat e kërkuara

  • Drejtoria të cilës i parashtrohet kërkesa
  • Data e parashtrimit të kërkesës
  • Emri,mbiemri,numri personal, data e lindjes, adresa e banimit, numri i telefonit dhe e-mail adresa
  • Përshkrimi i kërkesës

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30

Dokumentacioni i kërkuar

  • Kerkesa (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Tarifa8 Euro metër gjatësiTransfer bankar1000650230000060

Formulari nuk është në dispozicion