REGJISTRI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE
NË KOMUNËN E PRISHTINËS

AL  SR  EN

Leje për vendosjen e tavolinave para lokaleve gjatë sezonit veror dhe dimëror

Drejtoria e Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedurë është lejimi i kontrolluar i vendosjes së tavolinave shërbyese para lokaleve hoteliere dhe mos demtimi i hapesirave publike.

Përshkrimi: Pala pasi të ketë kompletuar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm dhe njëherit plotësuar formularin për aplikim të cilin e merr në zyren e shërbimit me qytetar, aplikon për lejen për vendosjen e tavolinave para lokaleve gjatë sezonit veror dhe gjatë sezonit dimëror rrethojen nga xhami, Kërkesa pastaj shqyrtohet në sektorin e shërbimeve publike në kuadër të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit. Në kuadër të shqyrtimit të kërkesës zyrtarë nga Drejtoria e Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim bëjnë edhe inspektimin e lokacionit për të cilin parashtrohet kërkesa për marrjen e kësaj leje. Nëse kërkesa e palës i plotëson kriteret e parapara atëherë Drejtoria e Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim nxjerr vendim për dhënien e lejes për vendosjen e tavolinave para lokaleve gjatë sezonit veror dhe gjatë sezonit dimëror rrethojen nga xhami.

Baza ligjore

  • Rregullore për tarifat, ngarkesat dhe gjobat komunale
  • Rregullore për vendosjen, ndërtimin dhe largimin e objekteve të përkohshme në pronën publike 01. nr. 110-157481. më 01.07.2014

Vlefshmëria e procedurës administrative: 6 muaj

Informatat e kërkuara

  • Emri dhe Mbiemri
  • Numri i letërnjoftimit
  • Data e lindjes
  • Adresa aplikuesit
  • Numri i telefonit, e-maili
  • Llojin e reklamës
  • Nënshkrimi

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30

Dokumentacioni i kërkuar

  • Certifikata e biznesit (Kopje)
  • Skica e lokacionit (Origjinal)
  • Projekti me dimension të hapësirës (Origjinal)
  • Letërnjoftimi (Kopje)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Tarifa Zona I 8 Euro/m2, zona II 6 Euro/m2, zona III 4 Euro/m2, zona IV 3 Euro/m2 Transfer bankar1000650230000060

Formulari nuk është në dispozicion