REGJISTRI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE
NË KOMUNËN E PRISHTINËS

AL  SR  EN

Leje për shfrytëzimin e hapësirës publike për parkim

Drejtoria e Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim

Qëllimi: Kjo leje ka për qellim lejimin e parkimit të automjetit në hapsira publike

Përshkrimi: Pala parashtron kërkesen për leje për shfrytëzimin e hapësirës publike për parkim, në Drejtorinë e Sherbimeve Publike. Kërkesa e palës shqyrtohet në këtë drejtori dhe në qoft se ajo përmbush kriteret e nevojshme atëherë nxirret vendimi për dhënien e lejes për shfrytëzimin e hapësirës publike për parkim.

Baza ligjore

Vlefshmëria e procedurës administrative: 1 Vit

Informatat e kërkuara

  • Emri i aplikuesit
  • Mbiemri i aplikuesit
  • Numri i leternjoftimit të aplikuesit,
  • Adresa e aplikuesit
  • Nr. i telefonit të aplikuesit
  • E-maili i aplikuesit
  • Data e lindjes të aplikuesit
  • Nënshkrimi i aplikuesit

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30

Dokumentacioni i kërkuar

  • Letërnjoftimi (Kopje)
  • Vërtetim (a është qytetar i lagjes) (Origjinal)
  • Nëse është person me aftësi të kufizuar dëshmia e hendikosit dhe certifikatën e mjekut (Origjinal)
  • Për institucionet me rendësi të veçanet (një kërkesë nga institucioni), (dëshmia që operon si organizatë me rendësi të veçanet) (Kopje)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Tarifaa) Parkimi i automjeteve në Zonën I të qytetit 0.40€/h b) Parkimi i automjeteve në Zonën II të qytetit 0.20 €/h c) Rezervimi i vendparkimit për automjete të personave fizikë/juridikë 25 €/muaji d) Rezervimi i vendparkimit për xhipa 35 €/muajiTransfer bankar1000650230000060

Formulari nuk është në dispozicion