REGJISTRI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE
NË KOMUNËN E PRISHTINËS

AL  SR  EN

Leje për transportë të veçantë

Drejtoria për Ekonomi dhe Zhvillim Lokal

Qëllimi: Qëllimi i kësaj leje është transporti i nxënësve dhe studentëve, nga vendbanimi deri tek institucioni shkollor dhe anasjelltas dhe punëtorëve, nga vendbanimi deri në punë dhe anasjelltas.

Përshkrimi: Pala së bashku me kërkesën dhe dokumentet e përkatëse aplikon fillimisht tek zyra pritëse me qytetar, pastaj lënda kalon në Sektorin e Ekonomisë pranë Drejtorisë për Ekonomi dhe Zhvillim Lokal. Drejtoria për Ekonomi dhe Zhvillim Lokal e shqyrton në afat prej 15 ditëve kërkesën e palës merr vendim për lëshimin ose jo të lejës për transport të veçantë.

Baza ligjore

Vlefshmëria e procedurës administrative: 1 vit

Informatat e kërkuara

  • Informacionet personale të parashkruesit të kërkesës
  • Informacionet për subjektin afarist
  • Qëllimi i kërkesës
  • Lista e dokumenteve të bashkëngjitura

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30

Dokumentacioni i kërkuar

  • Certifikata për regjistrimin e biznesit (Kopje)
  • Pronësia për automjetin (Kopje)
  • Patent Shoferin (Kopje)
  • Kontrata për kryerjen e këtij transporti (Kopje)
  • Dëshmi që është banor i Prishtinës (Kopje)
Pa pagesë

Formulari nuk është në dispozicion