REGJISTRI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE
NË KOMUNËN E PRISHTINËS

AL  SR  EN

Leje për ushtrimin e veprimtarisë afariste

Drejtoria për Ekonomi dhe Zhvillim Lokal

Qëllimi: Qëllimi i kësaj leje është ushtrimi i veprimtarive të ndryshme afariste p.sh. shitjen me pakicë dhe shumicë, zejtari,hoteleri, aktivitete bankare, sigurime, dyqane, sherbime postare dhe bankare, lojërave të fatit, etj.

Përshkrimi: Pala së bashku me kërkesën dhe dokumentet e përkatëse aplikon fillimisht tek zyra pritëse, pastaj lënda kalon në Sektorin e Ekonomisë pranë Drejtorisë për Ekonomi dhe Zhvillim Lokal. Drejtoria për Ekonomi dhe Zhvillim Lokal e shqyrton në afat prej 15 ditëve kërkesën e palës merr vendim për lëshimin ose jo të lejës për ushtrimin e veprimtarisë afariste.

Baza ligjore

Vlefshmëria e procedurës administrative: 1 vit

Informatat e kërkuara

  • Informatat personale të parashkruesit të kërkeses
  • Informata për subjektin afarist
  • Qëllimi i kërkesës
  • Dokumentet e bashkëngjitur

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30

Dokumentacioni i kërkuar

  • Certifikata për regjistrimin e biznesit (Kopje)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Taksa 1. Shpërndarja e energjisë elektrike 1000 €; 2. Grumbullimi, pastrimi dhe shpërndarja e ujit 1000 €; 3. Tregti e automjeteve të reja motorike 700 €; 4. Tregti e automjeteve të vjetra motorike 300 €; 5. Tregti me pakicë e karburanteve dhe lubrifikanteve (zona urbane) 1000 €; 6. Tregti me pakicë e karburanteve dhe lubrifikanteve (zona rurale) 500 €; 7. Tregti me shumicë e materialit ortopedik dhe stomatologjik 500 €; 8. Tregti me pakicë e produkteve farmaceutike 250 €; 9. Ndërmarrjet e shërbimeve hoteliere (hotelet)1000 € 10. Motelet 300 € 11. Veprimtaritë e komunikimit postar dhe telefonik 1000 €; 12. Shërbimet postare – telefonike 200 €; 13. Bankat 1000 €; 14. Institucionet mikrofinanciare 500 €; 15. Kompanitë që merren me sigurimin e automjeteve, të pasurisë dhe të personave 1000 €; 16. Veprimtaritë për sigurimin fizik të objekteve dhe të personave 300 €; 17. Kazinotë dhe lojërat e fatit 2000 €; 18. Bastoret 500 €; 19. Automat (lojëra fati) 300 €; 20. Njësitë e shoqërive tregtare paguajnë 30 % nga tarifa bazë;Transfer bankar1000650230000060

Formulari nuk është në dispozicion