REGJISTRI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE
NË KOMUNËN E PRISHTINËS

AL  SR  EN

Propozim për kushte ndërtimore

Drejtoria e Urbanizmit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit

Qëllimi: Kjo procedurë synon përcaktimin e kushteve ndërtimore për ato zona në të cilat nuk ekziston plani urbanistik zhvillimor

Përshkrimi: Nëse nuk ekziston plani rregullativ urban, atëherë aplikuesi i propozon organit kompetent në këtë rast Drejtorisë së Urbanizmit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit kushtet ndërtimore që dalin mbi bazën e diametrit prej pesëdhjetë (50) metrave nga vijat kufizuese të parcelës tokësore për të cilën aplikuesi ka kërkuar të ndërtoj objektin e tij ndërtimor. Drejtoria e Urbanizmit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisi njofton publikun dhe mundëson komentet për kërkesën e dhënies së lejes së ndërtimit. Organi kompetent aprovon kërkesën e aplikuesit apo i vendos kushtet e veta ndërtimore siç parashihet me ligjin e ndërtimi. Në rast se Drejtoria e Urbanizmit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit nuk kthen përgjigje me shkrim sipas afatit të kërkuar, atëherë zbatohen kushtet ndërtimore të propozuara nga aplikuesi.

Baza ligjore

Vlefshmëria e procedurës administrative: E përhershme

Informatat e kërkuara

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30

Dokumentacioni i kërkuar

  • Propozimi i kushteve ndërtimore (Origjinal)
  • Certifikata e pronësisë (Kopje)
  • Kopja e planit (Kopje)
Pa pagesë

Formulari nuk është në dispozicion