REGJISTRI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE
NË KOMUNËN E PRISHTINËS

AL  SR  EN

Certifikata e Lindjes

Drejtoria e Administrates

Qëllimi: Paijsja e qytetarëve me Certifikatë të Lindjes, si dhe rregullimi i dokumenteve personale

Përshkrimi: Për marrjen e certifikatës së lindjes qytetari parashtronë kërkesë në Drejtorinë e Administrates, përkatësisht Zyrën e Gjendjes Civile. Certifikata e lindjes është një dokument zyrtar që shërben për të vërtetuar në mënyrë të patjetërsueshme datën, vendin e lindjes, atësinë dhe mëmësine e një personi. Certifikata e lindjes mund të shërbejë edhe si bazë fillestare për kërkimin e dokumenteve të tjerë të identifikimit specifik si pasaporta, letërnjoftimi apo patenta Qytetari i drejtohet zyrtarit dhe nëse gjendet në Listën e Amzës të të lindurve, paiset me certifikatë të lindjes brenda një kohe prej 10 - 15 minutash.

Baza ligjore

Vlefshmëria e procedurës administrative: Afat të pakufizuar vlefshmërie

Informatat e kërkuara

  • Emri dhe Mbiemri
  • Data e regjistrimit
  • Data e Lindjes
  • Vendi i lindjes
  • Të dhënat e prindërve

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30

Dokumentacioni i kërkuar

  • Certifikata e vjetër e lindjes (rastet e lindjeve para 1981) (Kopje)
  • Shënimet nga libri amëz për regjistrimet e lindjeve të periudhës përkatëse (Per shikim)
  • Letërnjoftimi (në rastet kur në sistem qytetari nuk ka numër personal) (Kopje)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Tarifa1 EuroPagesa në cash

Formulari nuk është në dispozicion