REGJISTRI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE
NË KOMUNËN E PRISHTINËS

AL  SR  EN

Certifikata e statusit martesor

Drejtoria e Administrates

Qëllimi: Paisja e qytetarëve me Certifikatë e cila e dëshmon statusin Martesor të ti /saj

Përshkrimi: Për marrjen e certifikatës së statusit martesor, pala (qytetari) parashtronë kërkesë në zyrën e Gjendjes Civile (Drejtoria e Administratës). Certifikata lëshohet me qëllim të lidhjes së martesës brenda apo jashtë vendit. Nëse cdo gjë është në rregull me dokumentacionin e kërkuar, pala paiset me certifikatë të statusit martesor, brenda një kohe prej 10 - 15 minutash.

Baza ligjore

Vlefshmëria e procedurës administrative: E përhershme

Informatat e kërkuara

  • Emri dhe Mbiemri
  • Numri Personal
  • Data e Lindjes
  • Vendi i lindjes
  • Lloji i dokumenit për të cilën bëhet kërkesa

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30

Dokumentacioni i kërkuar

  • Ekstrakti i lindjes (Kopje)
  • Letërnjoftimi i palës dhe dy dëshmiarëve (Kopje)
  • Deklarata me dy dëshmitarë. Shënim: procedura e dhënies së deklarates kryhet te zyrtari kompetent komunal (Kopje)
  • Aktgjykimi mbi shkurorëzimin nëse pala është shkurorëzuar (Kopje)
  • Nëse pala jeton jasht Kosovës, vertetimi nga noteri i atij shteti se pala nuk ka lidhur martesë në atë shtet ose ose nga Zyra (ofiqaria) e gjendjes civile (Kopje)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Taksa2 EuroPagesa në cash

Formulari nuk është në dispozicion