REGJISTRI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE
NË KOMUNËN E PRISHTINËS

AL  SR  EN

Regjistrimi i pronës së paluajtshme në Regjistrin e të Drejtave të Pronës së Paluajtshme (bartja e pronësisë prej pronarit të mëhershëm - tjetërsuesit dhe regjistrimi i saj në pronarin e ri - fituesin ) në bazë te titullit juridik Kontratë dhurimi

Drejtoria e Kadastrit

Qëllimi: Qellimi i procedures është bartja e pronësisë prej pronarit të mëhershëm dhe regjistrimin e saj në pronarin e ri - fituesin e pronësisë dhe regjistrimi i saj në Regjistrin e të Drejtave të Pronës së Paluajtshme (RDPP)

Përshkrimi: Bartja e pronësisë nënkupton bartjen përmes trashëgimisë, kontratës mbi dhuratën dhe çdo forme tjetër ligjore përmes sëciles kalohet pronësia prej një pronari tek pronari tjeter.Pala paraqet kërkesen për bartjen e pronësisë në zyren për shërbim me qytetar. Pastaj kërkesa shqyrtohet në sektorin e kadastrit në kuadër të Drejtorisë së Kadastrit. Në qoft se verifikohen faktet e parashtruara në kërkesë atëherë Drejtoria e Kadastrit nxjerr aktin (vendimin) për regjistrim të pronës së bartur, me ç’rast pala (pronari i ri) mund të paraqes kërkesë për certifikatë të pronësisë.

Baza ligjore

  • Ligji Nr. 2002/5 për Themelimin e Regjistrit të të Drejtave të Pronës së Paluajtshme
  • Ligji Nr. 04/L-009 Për NDryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 2002/5 Për Themelimin e Regjistrit të të drejtave të Pronës së Paluajtshme
  • Ligji Nr. 2003/13 Mbi Ndryshimet dhe Plotësimet e Ligjit Nr. 2002/5 Mbi Themelimin e Regjistrit të të drejtave në Pronën e Paluajtshme,
  • Udhëzimi Administrativ Nr. 08/2014 për Tarifat e Shërbimeve për Regjistrimin e të Drejtave të Pronës së Plaujtshme nga Zyret Kadastrale Komunale

Vlefshmëria e procedurës administrative: E përhershme

Informatat e kërkuara

  • Emri dhe Mbiemri
  • Numri personal
  • Adresa e Vendbanimit
  • Nr i Protokollit
  • Data e aplikimit
  • Nr i Telefonit
  • E-maili
  • Lloji i Kërkesës

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 15

Dokumentacioni i kërkuar

  • Letërnjoftimi i përsonit në emër të të cilit regjistrohet pronësia (nëse pronari i ri është person juridik edhe Çertifikata e biznesit ) (Kopje e vertetuar, Kopje)
  • Kontrat mbi dhurimin e paluajtshmerise (Origjinal, Kopje e vertetuar)
  • Vërtetimi i Tatimit në Pronë (Origjinal)
  • Çertifikata për identifikimin e paluajtshmërisë - njësisë kadastrale (Çertifikata per person apo Çertifikata për njësi kadastrale) (Origjinal, Kopje e vertetuar)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
TaksaTaska 50 € kur vlera e prones nuk është përcaktuar; ndërsa nëse kemi të bëjmë me anëtar të ngusht të familjes taksa është 30 €; Nëse kontrata ka të përcaktuar vlerën atëhere taksa caktohet nga 30% i çmimit të kontratës. Transfer bankar1000-650-2300000-67

Formulari nuk është në dispozicion