REGJISTRI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE
NË KOMUNËN E PRISHTINËS

AL  SR  EN

Regjistrimi i pronave të paluajtshme në bazë të titullit juridik Kontratë mbi këmbimin e paluajtshmërive

Drejtoria e Kadastrit

Qëllimi: Qëllimi i procedurës është sigurimi i përmbushjes së kushteve ligjore për regjistrimin e pronave të këmbyera në emër të pronareve të ri, dhe njoftimin e tyre me aktin administrativ dhe ku kërkesa për regjistrim është bërë në bazë të titullit juridik Kontratë mbi këmbimin e paluajtshmërive

Përshkrimi: Pala merr formularin për plotësim në Qendrën për Shërbim me Qytetar. Formularin e plotësuar me te gjitha dokumentet e nevojshme i dorëzon në Qendrën për Shërbim me Qytetar. Më pas lënda i dërgohet Drejtorisë për Kadastër, e cila brenda afatit ligjor pas verifikimit të dokumentacionit të dorëzuar nxjerr aktin (vendimin) për regjistrim të pronës, pastaj palët përmes Qendrës për Shërbim me Qytetar njoftohen me aktin administrativ.

Baza ligjore

Vlefshmëria e procedurës administrative: E përhershme

Informatat e kërkuara

  • Emri dhe Mbiemri
  • Numri personal
  • Adresa e Vendbanimit
  • Nr i Protokollit
  • Data e aplikimit
  • Nr i Telefonit
  • E-maili
  • Lloji i Kërkesës

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 15

Dokumentacioni i kërkuar

  • Letërnjoftimet (Kopje, Per shikim)
  • Kontrata mbi kembimin e pronave te paluajtshme (Origjinal, Kopje e vertetuar)
  • Vërtetimet e Tatimit në Pronë (Origjinal)
  • Çertifikatat për identifikimin e paluajtshmërive - njësive kadastrale te kembyera (Çertifikatë per person apo Çertifikatë për njësi kadastrale) (Kopje e vertetuar, Kopje)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
TaksaSecili person që behet pronar - posedues pas këmbimit paguan tarife prej 30 Euro Transfer bankar1000-650-2300000-67

Formulari nuk është në dispozicion