REGJISTRI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE
NË KOMUNËN E PRISHTINËS

AL  SR  EN

Regjistrimi i të drejtës së shfytëzimit/qirambajtjes në Regjistrin e të Drejtave të Pronës së Paluajtshme në bazë të titullit juridik Kontratës për privatizim të lëshuar nga Agjencioni Kosovar i Privatizimit

Drejtoria e Kadastrit

Qëllimi: Qëllimi i procedurës është sigurimi i përmbushjes se kushteve ligjore për regjistrimin e të drejtës së shfrytëzimit / qirambajtjes në emër të fituesit të kësaj të drejte. Ku kërkesa për regjistrim është bërë në bazë të Kontratës për privatizim të lëshuar nga Agjensioni Kosovar i Privatizimit

Përshkrimi: Pala merr formularin për plotësim në Qendrën për Shërbim me Qytetar, pastaj formularin e plotësuar me te gjitha dokumentet e nevojshme i dërgon në Qendrën për Shërbim me Qytetar ku ky organ palës ia jep një dëshmi (vërtetim për pranimin e kërkesës) dhe më pas lënda i dërgohet Drejtorisë për Kadastër, e cila brenda afatit ligjor pas verifikimit të dokumentacionit të dorëzuar nxjerr aktin (vendimin) për regjistrim të pronës, pastaj palët përmes Qendrës për Shërbim me Qytetar njoftohen me aktin administrativ. Më pas i njëjti mund të paraqes kërkesë për certifikatë të pronësisë

Baza ligjore

Vlefshmëria e procedurës administrative: E përhershme

Informatat e kërkuara

  • Emri dhe Mbiemri
  • Numri personal
  • Adresa e Vendbanimit
  • Nr i Protokollit
  • Data e aplikimit
  • Nr i Telefonit
  • E-maili
  • Lloji i Kërkesës

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 15

Dokumentacioni i kërkuar

  • Letërnjoftimi i personit-ave në emër të të cilve regjistrohet e drejta e shfytezimit/qirambajtjes (Kopje)
  • Kontrata mbi privatizimin e patundshmerise e Agjencionit Kosovar të Privatizimit (Origjinal, Kopje e vertetuar)
  • Vërtetimet e Tatimit në Pronë (Origjinal)
  • Çertifikatat për identifikimin e paluajtshmërive - njësive kadastrale te kembyera (Çertifikatë per person apo Çertifikatë për njësi kadastrale) (Kopje)
  • Certifikata e biznesit për pronarin e ri nëse e ka statusin e personit juridik (Kopje)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Taksa50 Euro Transfer bankar1000-650-2300000-67

Formulari nuk është në dispozicion