REGJISTRI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE
NË KOMUNËN E PRISHTINËS

AL  SR  EN

Regjistrimi i pronës së paluajtshme në Regjistrin e të Drejtave të Pronës së Paluajtshme (bartja e pronësisë prej pronarit të mëhershëm - tjetërsuesit dhe regjistrimi i saj në pronarin e ri - fituesin) në bazë te titullit juridik: Ujdisë gjyqësore - Pajtimit gjyqësor

Drejtoria e Kadastrit

Qëllimi: Qëllimi i procedurës është bartja e pronësisë prej pronarit të mëhershëm - tjetërsuesit dhe regjistrimin e saj në pronarin e ri - fituesin e pronësisë dhe ku kërkesa për regjistrim është bërë në bazë të Ujdisë gjyqësore - Pajtimit gjyqësor.

Përshkrimi: Pala merr formularin për plotësim në Qendrën për Shërbim me Qytetar, pastaj formularin e plotësuar me te gjitha dokumentet e nevojshme i dërgon në Qendrën për Shërbim me Qytetar ku ky organ palës ia jep një dëshmi (vërtetim për pranimin e kërkesës) dhe më pas lënda i dërgohet Drejtorisë për Kadastër, e cila brenda afatit ligjor pas verifikimit të dokumentacionit të dorëzuar nxjerr aktin (vendimin) për regjistrim të pronës, pastaj palët përmes Qendrës për Shërbim me Qytetar njoftohen me aktin administrativ. Më pas i njëjti mund të paraqes kërkesë për certifikatë të pronësisë

Baza ligjore

  • Ligji Nr. 2002/5 për Themelimin e Regjistrit të të Drejtave të Pronës së Paluajtshme
  • Ligji Nr. 04/L-009 Për NDryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 2002/5 Për Themelimin e Regjistrit të të drejtave të Pronës së Paluajtshme
  • Ligji Nr. 2003/13 Mbi Ndryshimet dhe Plotësimet e Ligjit Nr. 2002/5 Mbi Themelimin e Regjistrit të të drejtave në Pronën e Paluajtshme,
  • Udhëzimi Administrativ Nr. 08/2014 për Tarifat e Shërbimeve për Regjistrimin e të Drejtave të Pronës së Plaujtshme nga Zyret Kadastrale Komunale

Vlefshmëria e procedurës administrative: E përhershme

Informatat e kërkuara

  • Emri dhe Mbiemri
  • Numri personal
  • Adresa e Vendbanimit
  • Nr i Protokollit
  • Data e aplikimit
  • Nr i Telefonit
  • E-maili
  • Lloji i Kërkesës

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 15 ditë

Dokumentacioni i kërkuar

  • Letërnjoftimi (Kopje e vertetuar, Kopje)
  • Procesverbali/Pajtimi gjyqesor (Origjinal, Kopje e vertetuar)
  • "Vërtetimi i Tatimit në Pronë " (Origjinal, Kopje e vertetuar)
  • Çertifikata për identifikimin e paluajtshmërisë - njësisë kadastrale (Çertifikata per person apo Çertifikata për njësi kadastrale) (Origjinal, Kopje e vertetuar)
  • Autorizimi (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Taksa50 Euro Transfer bankar1000-650-2300000-67

Formulari nuk është në dispozicion