REGJISTRI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE
NË KOMUNËN E PRISHTINËS

AL  SR  EN

Ç'regjistrimi i Hipotekës nga Regjistri i të Drejtave të Pronës së Paluajtshme

Drejtoria e Kadastrit

Qëllimi: Çregjistrimi i Hipotekës në Regjistrin e të Drejtave në Pronat e Paluajtshme duke e lënë pronën e lirë

Përshkrimi: Pala merr formularin për plotësim në Qendrën për Shërbim me Qytetar (QSHQ), pastaj formularin e plotësuar me te gjitha dokumentet e nevojshme i dërgon në Qendrën për Shërbim me Qytetar ku ky organ palës ia jep një dëshmi (vërtetim për pranimin e kërkesës) dhe më pas lënda i dërgohet Drejtorisë për Kadastër, e cila brenda afatit ligjor pas verifikimit të dokumentacionit të dorëzuar nxjerr aktin (vendimin) për ç'regjistrim të hipotekës. Palët përmes Qendrës për Shërbim me Qytetar njoftohen me aktin administrativ.

Baza ligjore

  • Ligji Nr. 2002/5 për Themelimin e Regjistrit të të Drejtave të Pronës së Paluajtshme
  • Ligji Nr. 2003/13 Mbi Ndryshimet dhe Plotësimet e Ligjit Nr. 2002/5 Mbi Themelimin e Regjistrit të të drejtave në Pronën e Paluajtshme,
  • Ligji Nr. 04/L-009 Për NDryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 2002/5 Për Themelimin e Regjistrit të të drejtave të Pronës së Paluajtshme
  • Ligji nr. 2002/4 Për Hipotekat
  • Udhëzimi Administrativ Nr. 08/2014 për Tarifat e Shërbimeve për Regjistrimin e të Drejtave të Pronës së Plaujtshme nga Zyret Kadastrale Komunale

Vlefshmëria e procedurës administrative: E përhershme

Informatat e kërkuara

  • Emri dhe Mbiemri
  • Numri personal
  • Adresa e Vendbanimit
  • Nr i Protokollit
  • Data e aplikimit
  • Nr i Telefonit
  • E-maili
  • Lloji i Kërkesës

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 15

Dokumentacioni i kërkuar

  • Letërnjoftimi i pronarit të paluajtshmërisë apo pjesemrresve te marreveshjes hipotekare (Kopje)
  • Akt - vendimi administrativ me të cilin është regjistruar Hipoteka (Kopje)
  • Formulari i kërkesës (Origjinal)
  • Njoftimi i kredidhënësit - pengëmarrësit apo Akti - peticioni i gjykatës kompetente me të cilin njoftohet DK -ja se kerdimarresi i ka perbushur detyrimet hipotekare duke specifikuar me deklaratë se kerkon çregjistrimin e Hipotekes nga RDPP (Origjinal, Kopje e vertetuar)
  • Çertifikata për identifikimin e paluajtshmërisë - njësisë kadastrale (Çertifikata per person apo Çertifikata për njësi kadastrale) (Origjinal, Kopje e vertetuar)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Taksa10 Euro Transfer bankar1000-650-2300000-67

Formulari nuk është në dispozicion