REGJISTRI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE
NË KOMUNËN E PRISHTINËS

AL  SR  EN

Kërkesa për paisje me Kopje të Planit

Drejtoria e Kadastrit

Qëllimi: Qëllimi i procedurës në rastin konkret është paisja e palës me kopje të planit të pronësisë e cila përmban të dhënat grafike të pronës sipas kërkesës së palës

Përshkrimi: Palët në Qendrën për Shërbim me Qytetar (QSHQ) aplikojnë për kopje të planit për pronën e tyre, kërkesa e tyre pranohet në sportel përpunohet në zyrat e drejtorisë së kadastrit dhe mbrenda ditës përfundohet si procedurë dhe palëve ju shpërndahen kopjet e planit.

Baza ligjore

  • Ligji Nr.04/L-013 për kadastër
  • Udhëzim Administrativ nr. 05/2012 për tarifat e shërbimeve dhe të produkteve kadastrale të ofruara nga zyrat kadastrale të Kosovës dhe kompanitë gjeodete të licencuara
  • Udhëzimi Administrativ Nr. 02/2013 për Zbatimin e Ligjit për Kadastër

Vlefshmëria e procedurës administrative: 6 muaj

Informatat e kërkuara

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 1

Dokumentacioni i kërkuar

  • Letërnjoftimi (Kopje)
  • Çertifikata pronësore (Çertifikata per person apo Çertifikata per Njësi Kadastrale) (Kopje)
  • Vërtetimi i Tatimit në pronë (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Taksa5 euro për një parcel, për cdo parcele tjetër nga 2 euro Pagesa në cash1000-650-2300000-67

Formulari nuk është në dispozicion