REGJISTRI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE
NË KOMUNËN E PRISHTINËS

AL  SR  EN

Vërtetim për regjistrimin e automjeteve

Drejtoria e Administrates

Qëllimi: Shërben për plotësimin e dokumentacioneve për regjistrimin e automjetit.

Përshkrimi: Qytetari bën kërkesë në Drejtorinë e Administratës përkatësisht, Sektorin e Bashkësisë Lokale për marrjen e një vërtetimi për regjistrimin e automjeteve. Kërkesa bëhet në mënyrë verbale, tregohet se cfar vërtetimi i duhet dhe pastaj zyrtari komunal e plotëson formën për vertetime dhe brenda pak minutash pala e merr vërtetimin.Vërtetimi merret për të bërë regjistrimin e automjetit dhe me këtë vërtetim dëshmohet vendbanimi i palës. Për marrjen e vërtetimit nuk aplikohet asnjë lloj pagese.

Baza ligjore

  • "Rregullore për organizimin dhe bashkëpunimin e komunës me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane të komunës së prishtinës 2010"

Vlefshmëria e procedurës administrative: 1 vit

Informatat e kërkuara

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30

Dokumentacioni i kërkuar

  • Letërnjoftimi (Per shikim)
  • Fatura e rrymës (Per shikim)
  • Fatura e ujit (Per shikim)
Pa pagesë

Formulari nuk është në dispozicion