REGJISTRI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE
NË KOMUNËN E PRISHTINËS

AL  SR  EN

Kërkesë për lidhjën e martesës (ceremonia e kurorëzimit)

Drejtoria e Administrates

Qëllimi: Regjistrimi në Librin Amëz të të Martuarve dhe njohja zyrtarisht e martesës.

Përshkrimi: Qytetari bën kërkesë në zyrën e Gjendjes Civile për lidhjën e martesës (ceremonia e kurorëzimit). Pasi të bëhet kërkesa, zyrtari duke u dakorduar me palën i cakton një takim palës për ceremeoninë e kurorëzimit. Pagesa për ceremoni të kurorëzimit bëhet në Komunë.

Baza ligjore

  • Ligji Nr. 2004/32 për familje i Kosovës

Vlefshmëria e procedurës administrative: Afat të pakufizuar vlefshmërie

Informatat e kërkuara

  • Emri dhe Mbiemri
  • Data e Lindjes
  • Numri Personal
  • Vendi i Lindjes
  • Gjendja martesore

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30

Dokumentacioni i kërkuar

  • Letërnjoftimi (Kopje)
  • Letërnjoftimet e 2 dëshmitarëve (Kopje)
  • Certifikata mbi Statusin martesor (Kopje)
  • Nëse palët kanë qenë të shkurorëzuar: aktgjykimin mbi prishjen e kurorës ose aktvendimin mbi pranimin /njohjen e aktgjykimit (Origjinal)
  • Nëse bashkëshorti i ndonjë nga palëve ka vdekur: certifikata e vdekjes së bashkëshortit të mëparshëm (Origjinal)
  • Nëse njëri prej palëve është jo - madhorë: Aktvendimi i Gjykatës mbi lejimin e marteses (Origjinal)
  • Vërtetimin mbi vendëbanimin e palës ku jeton (në rastet e kurorëzimit me shtetas të huaj) (Kopje)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Tarifa15 euro brenda Zyreve të Gjendjes Civile - 100 euro jashtë Zyrave të Gjendjes Civile Pagesa në cash

Formulari nuk është në dispozicion