REGJISTRI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE
NË KOMUNËN E PRISHTINËS

AL  SR  EN

Vërtetim për vizë

Drejtoria e Administrates

Qëllimi: Shërben për plotësimin e dokumentacioneve personale, në këtë rast për plotësimin e dokumentacionit për vizë, meqë rast me vërtetim dokumentohet vendëbanimi i palës.

Përshkrimi: Qytetari bën kërkesë në Drejtorinë e Administratës, përkatësisht në Sektorin e Bashkësisë Lokale për marrjen e një vërtetimi për vizë, ku dëshmohet vendëbanimi i palës. Kërkesa bëhet në mënyrë verbale, tregohet se cfar vertetimi i duhet dhe pastaj zyrtari komunal e plotëson formën përkatëse dhe brenda pak minutash pala e merr vërtetimin. Për marrjen e vërtetimit nuk ka pagesë.

Baza ligjore

  • Rregullore për organizimin dhe bashkëpunimin e komunës me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane të komunës së prishtinës 2010

Vlefshmëria e procedurës administrative: 1 vit

Informatat e kërkuara

  • Nuk ka formulare

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30

Dokumentacioni i kërkuar

  • Letërnjoftimi (Per shikim)
  • Fatura e rrymës (Per shikim)
  • Fatura e ujit (Per shikim)
Pa pagesë

Formulari nuk është në dispozicion